900 franga shpërblim pandemie për secilin infermier në Kantonin Vaud

Mos i humb

Personeli infermieror në kantonin Vaud është shpërblyer me një bonus prej 900 frangash si shenjë falënderimi për angazhimin e  jashtëzakonshëm gjatë pandemisë së koronavirusit.

Kostoja e këtij shpërblimi arrin në 15 milionë franga dhe do të përballohet nga kantoni, raporton srf.ch.

14,000 njerëz që ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët dhe ishin të ekspozuar ndaj virusit mund të përfitojnë nga kjo premi, thuhet në një komunikatë nga autoritetet e kantonit Vaud.

Personeli administrativ, mjekët udhëheqës dhe anëtarët e ekipit menaxhues janë të përjashtuar nga ky shpërblim.

Bonusi prej 900 frangash u takon atyre që kanë një shkallë të punësimit prej njëqind për qind dhe është i garantuar si pagesë neto.

Kontributet e sigurimeve shoqërore të punëdhënësit dhe të punësuarve përballohen nga kantoni.

Kësisoj, kjo shumë korrespondon me një shtesë të pagës bruto prej rreth 1080 frangash.

Me këtë gjest, qeveria donte të shprehte mirënjohjen e saj të thellë për të gjithë kujdestarët në një mënyrë konkrete dhe të prekshme, thuhet në komunikatë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit