Këngë labe brenda tunelit të Skërficës, grupi “Zëri i Bilbilit” lavde për Ramën dhe ministrat

Mos i humb

Grupi i “Zëri i Bilbit” ka pritur me këngë labe kryeministrin Edi Rama sot, ndërsa u hap rruga Kardhiq-Delbinë. Brenda tunelit të Skërficës, grupi performoi me vargjet e krijuara enkas për këtë moment, me lavde për kryeministrin dhe ministrat.

“Tre janë emrat që ja bënë

Këtë dhuratë labërisë

Damjani edhe Balluku

 Dhe kreu i qeverisë”, janë disa vargjet e këngës labe.

Nuk është hera e parë që për kreun e qeverisë labët ia marrin këngës, ndërsa grupi sqaron:

“Mbase do merren me grupin

  Që e mburrëm qeverinë

  Kush punon për këtë truall

  Këngën labe ka shpërblim”

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së tunelit të Skërficës ishin ministrat Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, Mirela Kumbaro, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakët e qyteteve të jugut.

Vargjet: 

I thotë qafa e Skërficës

 Luvadhit dhe Gramatesë

 Paska dhe male mbi male

 Që të çajnë mes për mes.

          Tre janë emrat që ja bënë

          Këtë dhuratë labërisë

          Damjani edhe Balluku

          Dhe kreu i qeverisë

Nisën punimet e para

Seneja 2000 e shtatë

Por e sosi Edi Rama

Më pak se gjysëm mandatë

          Ti e lidhe labërinë

          Me rrugë kryq e terthorë

          Kurveleshin me Himarën

          Tepelen Kuç edhe Vlorë.

 Këtu mezi shkonin trimat

 Për Senicë e Taroninë

Tani lidhet me tunelin

Gjirokastra me Delvinë 

       Mbaso do meren me grupin

       Që e mburrëm qeverinë

       Kush punon për këtë truall

       Këngën labe ka shpërblim

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit