Kërkohet garanci për pragun zgjedhor, opozita parlamentare- mazhoranca: Të jetë natyral në çdo qark

Mos i humb

Opozita parlamentare ka kërkuar garanci për pragun zgjedhor për sistemin proporcional rajonal. I pari ka qenë Murrizi që ka kërkuar garanci nga mazhoranca që për pragun kombëtar duhet të jetë natyral në çdo qark që mos ikin mandatet.

‘’Të merret garancinë për sistem proporcional rajonal, pragu të jetë kombëtar. Ne kemi prag kombëtar, por s’kemi rezervurë për çdo qark, çdo subjekti. Prag kombëtar në sistem proporcional është nul. Mazhoranca të garantojë që prag kombëtar do të jetë pragu natyral i çdo qarku. Pra mandati nuk duhet të humbë për çdo artificie. ‘’- tha Murrizi.

Por ka qenë Adnor Shameti i cili ka pranuar këtë propozim dhe ka dhënë garancinë në emër të mazhorancës që do të jetë prag natyral për çdo qark pa qenë e përcaktuar fikse.

‘’Çdo shtetas që ka mbushur 18 vjeç ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet. Me këtë sistem që po adoptojmë, argumentojmë që sistemi do të jetë proporcional rajonal. Kjo do të thotë të drejtën për t’u zgjedhur do e ketë sipas pragut natyral, pa qenë e përcaktuar fikse, dhe është gjëja më e rëndësishme që të përcaktohet ky element i pragut kombëtar. Kjo është mënyra më e mirë për të identifikuar këtë prag. Mendoj që kjo është qasja e vetme, dhe ky element në mbështetje të nenit 45/1 t Kushtetutës, të përcaktohet në Kodin Zgjedhor, duke përcaktuar edhe pragun natyral qoftë të një individi. ‘’- tha Shameti.

Edhe Rudina Hajdari ka qenë dakord për këtë garanci duke theksuar se garanton një hapje të listave 100%  dhe më pas janë partitë që vendosin brenda vetes se sa do të happen gradualisht.

‘’Ky formulim, siç është shkruar jep garanci që Listat mund të jenë 100% të hapura. Dhe kjo ëshë çfarë duam të garantojmë. Më pas partitë vendosin brenda vetes se sa të hapura do jetë lista e tyre.’’- tha Hajdari.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit