KESH jep 8 mln lekë për të përmbyturit në Shkodër

Mos i humb

Një pjesë e mirë e zonave të përmbytura në fushën e Nën Shkodrës janë edhe si pasojë e derdhjeve në Kaskadën e Drinit.

E për këtë, Korporata Elektro-Energjitike Shqiptare, që menaxhon këtë Kaskadë ka vendosur në ndihmë të banorëve një shumë prej 8 milionë lekësh.

Zv.kryeministrja Senida Mesi, zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi panë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës.

“Krahas shtimit të forcave në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve janë siguruar edhe 8 milionë lek nga KESH, shumë që do të shkojë për ndihma për banorët”, deklaroi zv.Kryeministrja.

Ministri i Bujqësisë kërkoi që të mos spekulohet me shpalljen, ose jo të gjendjes së emergjencës.

“Qeveria është vigjilente për nevojat e banorëve dhe baza ushqimore për kafshët është siguruar dhe do të shtohet deri sa të plotësohen nevojat në bashkëpunim me biznesin dhe donacionet nga KESH”, thotë ai.

Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në një lidhje direkte për Top Channel kërkoi të shpallet menjëherë gjendja e pjesshme e emergjencës për përmbytjet. Ajo thotë se numri i familjeve në nevojë sa vjen dhe rritet.

“Jemi në një situate emergjence kritike për NënShkodrën, dhe sot harta e përmbytjes paraqet një rritje të sipërfaqeve, tokave dhe shtëpive nën ujë,të rrethuara nga uji dhe kemi probleme të mëdha në rritjen e nevojave që shtohen në emergjencë, jo vetëm për familjet, ujin e pijshëm po më shumë për gjënë e gjallë. Nuk e di ca duhet të ndodhë më tepër që të kemi situatë të shpalljes së emergjencës dhe mobilizim të të gjithë strukturave qeveritare. Nuk mjafton të thuhet të shtohet furnizimi”, tha Ademi./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit