Pas 3 vitesh ratifikohet Marrëveshja e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi

Mos i humb

Kuvendi i Kosovës ka arritur të ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit i dhanë “dritën e gjelbër” kësaj marrëveshje.

Kjo marrëveshje është votuar pas 4 tentativave penguese që i bëri Lëvizja Vetëvendosje përmes hedhjes së gazit lotsjellës.

Si pasojë e veprimeve të deputetëve të VV-së, shumica prej tyre u përjashtuan nga seanca.

Në momentin kur është votuar Demarkacioni, i pranishëm në seancë ka qenë vetëm deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.

Pas shumë përpjekjeve me tensione, debate e kontradita më në fund spektri politik në Kosovë u bënë bashk për interesin shtetror e qytetar, duke lërë anash inatet politike dhe interesat partiake./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit