Këshilli i Europës paralajmëron Francën për “jelekët e verdhë”

Mos i humb

Pas veprimeve të dhunshme të “jelekëve të verdhë”, të cilat zgjasin prej disa javësh në Francë ku si pasojë humbën jetën 10 persona, Këshilli i Europës për herë të parë tha se janë bërë “alarmuese” tensionet në vend dhe u bëri thirrje palëve për vetëpërmbajtje.

Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, në një deklaratë në Këshillin e Europës ka rikujtuar se ka zhvilluar takime në Paris. “Niveli i lartë i tensioneve në Francë është alarmues dhe duhet të qetësohet situata urgjentisht”, tha ajo.

Mijatoviç tha se është e shqetësuar për plagosjen e shumë personave në protesta si dhe nga përdorimi i armëve mbrojtëse, përfshirë gazin lotsjellës.

Pasi tërhoqi vëmendjen se edhe policia kryen detyrën në kushte të vështira, Mijatoviç tha se ka shqetësime të thella për shkak të numrit të madh të të plagosurve si pasojë e dhunës së forcave të sigurisë.

Ajo vuri në dukje se Franca planifikon të sjellë dënime më të rrepta për aktivistët dhe se projektligji i diskutuar në Parlament nuk duhet të kufizojë lirinë e shprehjes dhe protestave paqësore.

“Në këtë situatë të ndjeshme, u bëj thirrje qeverisë dhe parlamentarëve që të shmangin këto kufizime, të respektojnë dialogun, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore”, tha komisionerja për të Drejtat e Njeriut, Mijatoviç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit