Turqi, pas shumë viteve rimëkëmbet medreseja historike

Mos i humb

Turqia së shpejti do t’i hapë dyert e medresesë së lashtë “Gök” të periudhës së Perandorisë Selxhuke në provincën Sivas pasi kanë përfunduar punimet e restaurimit.

Objekti i ndërtuar nga veziri Sahip Ata Fahreddin Ali në vitin 1271, i njohur ndryshe edhe si “Medreseja e Kaltër” për shkak të pllakave të kaltra, është restauruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve.

Guvernatori i provincës Sivas, Salih Ayhan, tha në një deklaratë për gazetarët se punimet e restaurimit tashmë kanë përfunduar dhe se objekti 748-vjeçar ende qëndron i fortë përkundër kohës së kaluar.

Ayhan tha se hapja është planifikuar gjatë vizitës së presidentit Recep Tayyip Erdoğan në qytetin e Sivasit.

“Duam që presidenti ta shohë gjendjen e fundit të medresesë ‘Gök’. Banorët e Sivasit janë shumë të lumtur për nxjerrjen në dritë të identitetit të një monumenti të këtillë historik”, theksoi Ayhan.

Guvenratori i provincës njoftoi se medreseja planifikohet të shërbejë si “Muze Vakëfi”, edhe pse janë bërë edhe bisedime dhe punime që ajo të jetë një “Muze i Dijetarëve Islam”.

“Të dyja mendimet janë të kuptimshme, por vendimin do ta japë Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve. Së shpejti, mbase deri në verë, do të dihet se si do të përdoret”, tha Ayhan.

Restaurimi i medresesë ka përfunduar në tërësi, por aktualisht ka mbetur vetëm të caktohet se për çfarë qëllimi do të përdoret objekti, shtoi Ayhan.

Ndryshe, restaurimi i medresesë “Gök”, e cila bën pjesë në mesin e objekteve të shquara selxhuke, ka filluar në gusht të vitit 1997 nga një ekip prej tetë ekspertësh të Universitetit Teknik të Stambollit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit