Këshilli i Europës uron presidentin Erdogan

Mos i humb

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, nëpërmjet një letër urimi ka përgëzuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet e 24 qershorit.

Në një deklaratë me shkrim nga Këshilli i Evropës, theksohet se Jagland i ka dërguar një letër urimi presidentit Erdoğan.

“Z. President, unë ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj edhe një herë si president i Turqisë më 24 qershor. Shpresoj se misioni juaj i ri do të sjellë paqe dhe prosperitet për popullin turk”, ka theksuar se Jagland në letrën e tij.

Ndër të tjera duke tërhequr vëmendjen se Turqia është një prej anëtarëve më të vjetër të Këshillit të Evropës, Jagland tha se “Lidhjet ndërmjet vendit tuaj dhe Këshillit të Evropës janë bërë të forta dhe të thella përgjatë gjeneratave. Për këtë arsye, besoj se ne do të punojmë së bashku më shumë në vitet e ardhshme për të mbrojtur standardet e përbashkëta të Evropës në drejtim të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit për të gjithë qytetarët turq”.

Duke nënvizuar se Evropa dhe Këshilli i Evropës vetë kanë kaluar nëpër një periudhë të vështirë, Jagland shtoi se nga Erdoğan pret bashkëpunim dhe mbështetje për tejkalimin e këtyre vështirësive.

Turqia gjithashtu është një vend anëtar themelues i Këshillit të Evropës, i cili është themeluar në vitin 1949.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit