Kështu do të duket ushtria e Kosovës të cilën e mbështet Amerika!

Mos i humb

Republika e Kosovës shumë shpejt do të bëhet me ushtri. Të enjten deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash miratuan në parim projektligjin i cili parasheh krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Zyrtarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kanë thënë dje “Zërit” se e mbështesin tranzicionin e disiplinuar dhe transparent të FSK-së në një ushtri profesionale, shumetnike dhe që është e ndërveprueshme me ushtrinë e NATO-s dhe me mandat të kufizuar të vetëmbrojtjes territoriale.

Superfuqia ushtarake në botë i ka dhënë mbështetje të fortë formimit të ushtrisë së Kosovës një ditë pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Zv/ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, pas një takimi dje me presidentin Aleksandar Vuçiç në Beograd ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin ushtrinë e Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit