Lutfi Haziri kundër bashkëpunimit me Vetëvendosjen

Mos i humb

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një intervistë për portalin Pista. News, duke folur për koalicionet e mundshme në të ardhmen, ka përjashtuar në njëfar mënyre, bashkëqeverisjen me LVV’në, përderisa këta të fundit e mbajnë qëndrimin e njëjtë ndaj liderit historik të tyre, Ibrahim Rugova. Vlen të përmendet se ditë më parë Albin Kurti ka zhvilluar një takim në shtëpinë e Isa Mutafës, ku edhe ishte raportuar për një bashkëpunim të mundshëm mes LDK e VV.

“Raporti i Lëvizjes Vetëvendosje ndaj figurës së Rugovës si lider e themelues i kësaj Republike mund të jetë determinues për mundësinë e bashkëpunimit nesër. Tash për tash, mosbesimi mes dy partive tona është i madh dhe kjo ka ndodhur, jo vetëm nga kontestimi i figurës së Rugovës, por edhe ai agresiviteti opozitar karshi Qeverisë Mustafa, që ka qenë i paparë deri në këto kohë dhe i papërsëritshëm, ndoshta”, ka thënë Haziri.

I pyetur nëse do të jetë kandidat i LDK për kryeministër dhe lider i partisë se a do të vazhdojë ta mbajë të njëjtin qëndrim për Luginën, nënkryetari i LDK’së tha se nuk do të tërhiqet për asnjë çmim, pavarësisht qëndrimit zyrtar që mban LDK sot përballë kësaj çështje.

“Kjo është padrejtësi që i’u është bërë shqiptarëve atje duke mbetur nën Serbi dhe Kosova e ka për borxh të bëj përpjekje maksimale për t’ua zgjidhur problemin. Dallimet që sot ekzistojnë në Kosovë rreth kësaj çështje bëhen kryesisht për inate politike”, tha ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit