Këto janë produktet që ju duhen çdo ditë për forcimin e kujtesës

Mos i humb

Rama i përmendi kompetencat, reagon Presidenca: Bën mirë të lexosh Kushtetutën. Presim me padurim përgjigjet mbi Covid-19

Presidenca i është përgjigjur kryeministrit Rama pasi ky i fundit reagoi ashpër ndaj letrës së Ilir Metës me 11 pyetje lidhur me...

SHBA, rritet në 231.174 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 231.174, prej të cilëve 663 kanë humbur...

Kosovë/ ​Arrihet marrëveshja për pagesat shtesë për mjekët, infermierët dhe stafin mbështetës

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës...

Ndërroi jetë nga COVID-19, 21-vjeçari nga Elbasani me sëmundje bashkëshoqëruese, kishte vetëm 1 ditë tek ‘Shefqet Ndroqi’

Një 21-vjeçar nga Elbasani është nga viktimat me moshën më të rej nga COVID-19 në Shqipëri gjatë gjithë pandemisë. I...

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni se i keni të vëna?

Kujtesa e dobët është një problem që prek miliona njerëz në botë dhe që në përdtishmëri mund të jetë me të vërtetë një kokëçarje.

Problemet me kujtesën janë gjithnjë e në rritje me kalimin e moshës.

Ato ndikohen dhe nxiten nga problemet me gjumin, stresin, depresioni, mungesa e vitaminës B, tiroidja, alkoli, duhanpirja dhe ilaçet.

Në raste më të rënda, kujtesa e varfër nxitet edhe nga skleroza apo sëmundja e Alzheimerit.

Ky artikull i AgroWeb.org trajton probleme më të thjeshta me kujtesën që nuk kanë të bëjnë me sëmundjet e lartpërmendura.

Sëmundjet e rënda te kujtesës, kërkojnë trajtim të specializuar mjekësor dhe jo thjesht kura natyrale që mund të përgatiten në shtëpi.

Më poshtë do të zbuloni ushqimet që ju nevojiten për një mendje në formë.

Bajamet për kujtesë të mirë
Bajamet përmirësojnë kujtesën dhe fuqinë e trurit.

Ato janë të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore Omega-3 të cilat janë fantastike për kujtesën dhe për shëndetin e syve.

Zhysni 5-10 bajame në ujë dhe të nesërmen grijini në mikser pa lëkurë.

Masën e përftuar ziejeni duke e bashkuar me një gotë qumësht.

Shtoni mjaltë dhe pijeni çdo ditë për 30-40 ditë.

Rozmarina për kujtesë të mirë
Kjo bimë fantastike është ideale për kujtesën dhe për trurin.

Ziejeni një tufë rozmarinë në ujë për pesë minuta. Kullojeni lëngun dhe shtoni mjaltë.

Pijeni çdo ditë për 3-4 javë.

Ju mund të përdorni edhe vaj esencial rozmarine duke e nuhatur çdo ditë.

Vaji i peshkut
Suplementët me vaj peshku përmirësojnë kujtesën dhe funksionet e trurit.

Acidet yndyrore tek vaji i peshkut parandalojnë formimin e pllakave të trurit që kanë lidhje me sëmundjen e Alzheimerit.

Merrni 600 mg vaj peshku çdo ditë.

Ushqehuni rregullisht sa të keni munduesi me salmon, sardele, harengë dhe skumbri.

Frutat e pyllit
Frutat e pyllit siç janë boronicat, qershitë dhe manaferrat janë një burim i shkëlqyer flavonoidësh që përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën.

Konsumojini ato rregullisht që të merrni vlerat më të mira.

Ndër ushqimet e tjera më të mira për shëndetin e trurit, sipas të dhënave të AgroWeb.org janë avokado, panxhari, lëngu i kockave të mishit, brokoli, selinoja, vaji i arrës së kokosit dhe çokollata e zezë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kuvendi rrëzon me 96 vota dekretin e presidentit Meta për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca pa...

Haradinaj-Stublla uron popullin e Turqisë për Ditën e Republikës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin...

Zvicër: Dëmet e shkaktuara nga pandemia në sektorin e hotelerisë

33,000 vende pune janë humbur tashmë në sektorin e hotelerisë dhe dhjetëra mijëra janë nën kërcënim. Ky është mesazhi...

Kosovë/ ​Arrihet marrëveshja për pagesat shtesë për mjekët, infermierët dhe stafin mbështetës

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës...

Në Bruksel sot mbahet takimi i radhës Kosovë-Serbi

Në Bruksel sot do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi i sotëm mbahet me ftesë të Emisarit...