Koronavirusi, alarm në Paris, mbi 17% e testeve të kryera rezultojnë pozitivë

Mos i humb

Udhëheqësit evropianë dhe Biden bisedojnë për një “fillim të ri” të bashkëpunimit

Presidentja e Komisionit Evropian (KE) Ursula van der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, përshëndetën “fillimin e ri” të marrëdhënieve...

Afganistani, vendi më i dëmtuar në botë nga terrorizmi

Instituti për Ekonomi dhe Paqe (IEP) me seli në Australi, ka publikuar "Indeksin Global të Terrorizmit 2020". Raporti mbi indeksin ka shqyrtuar...

Heshtje rreth varrezës së re masive në Serbi

Zyrtarët serbë nuk i kanë kushtuar vëmendje as lajmit për zbulimin e një varreze të re masive në Serbi, ku besohet se...

Biden: Amerika, gati të udhëheqë botën! Qëllimi ynë forcimi i bashkëpunimit me aleatët

Me moton e tij “ America is back” presidenti i zgjedhur Joe Biden deklaroi se ka ardhur koha që vendi të kthehej...

Më shumë se 17% e testeve të koronavirusit në Ile-de-France, rajoni i Parisit, “rezultojnë pozitivë, është një shifër që nuk e kishim arritur kurrë”. Kjo u deklarua nga drejtori i Agjencisë Rajonale të Shëndetësisë, Aurélien Rousseau.

“Sot, në Paris, në njerëzit midis 20 dhe 30 vjeç, kemi mbi 800 raste pozitive nga 100 mijë, pragu i gatishmërisë është 50. Këto shifra po rriten shumë shpejt tek të moshuarit. Kjo do të thotë se ka një infektim midis brezave”.

Thirrja e kryeministrit për francezët: Jini solidarë!
“Ne jemi në një valë të dytë të fortë. Nëse shohim që treguesit shëndetësorë përkeqësohen shumë, mund të adaptojmë masa shtesë”, tha kryeministri francez, Jean Castex. “Unë solemnisht u kërkoj francezëve një akt solidariteti: duke iu referuar qytetarëve tanë më të prekshëm, por edhe ndaj personelit shëndetësor dhe gjithë stafit të spitaleve”, shkroi ai më vonë në Twitter.

Britania e Madhe, tre nivele alarmi dhe kufizime
Në Britaninë e Madhe që është në një pikë kritike në menaxhimin e pandemisë pritet lajmërimi nga ana e kryeministrit Boris Johnson për një sistem alarmi në tre nivele për Anglinë. “Është absolutisht thelbësore që të gjithë të ndjekin udhëzimet që kemi vendosur për të frenuar virusin”, tha një zëdhënës i Numrit 10 të Dowëning Street. Plani pritet të tregojë zonat me rrezik të ulët, të cilat do të përfshihen në nivelin 1, në të cilin do të zbatohen vetëm rregullat kombëtare të kontrollit, siç është rregulli i gjashtë (d.m.th. numri maksimal i njerëzve të mbledhur ose në tryezë), mbyllja në 10:00 për pub-et dhe restorantet dhe rregullat për maskat dhe distancimet shoqërore.

Niveli 2 do të përfshijë gjithashtu ndalime për vizitat në shtëpi dhe grumbullimet brenda. Në nivelin e tretë, niveli më i lartë i gatishmërisë, në të cilin do të futen zonat e Merseyside, Manchester dhe Newcastle, baret dhe pub-et do të detyrohen të mbyllen plotësisht, restorantet do të duhet të mbyllen deri në orën 10, ndërsa do ketë ndalesa totale në palestra dhe vendet e basteve. Sipas burimeve qeveritare, megjithatë, restorantet e Liverpool mund të lejohen të qëndrojnë të hapura, por duket se nuk ka asnjë marrëveshje për këtë çështje. Rregullat mund të hyjnë në fuqi që të Mërkurën.

Kina, teste për 9 milionë njerëz në Qingdao
Kina, ndërkohë, ka nisur një fushatë pesë-ditore për të përfunduar testimin masiv për Covid-19 të më shumë se 9 milionë banorëve të qytetit port të Qingdao, në provincën lindore të Shandong. Vendimi u mor pasi 9 raste të reja të koronavirusit u konstatuan të dielën. Infeksionet janë lidhur në Spitalin Qingdao Chest, sipas një deklarate nga Komisioni Komunal i Shëndetit.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Bukëvale në Shtëpi – Ideale Për Një Darkë të Ngrohtë, të Shijshme

E ëmbël apo e kripur, bukëvalja mbetet përherë një nga gatimet më të hershme e të shijshme të kuzhinës tradicionale shqiptare.

A Duhet Ngrënë Banane Me Stomak Bosh – Përgjigjet

Nga të gjitha vaktet që konsumojmë në ditë, mëngjesi është absolutisht më i rëndësishmi. Këshillat e ekspertëve thonë se...

Facebook do të vë në qarkullim kriptovalutën e saj

Facebook dhe partnerët e saj po përgatiten të lëshojnë kriptovalutën qysh në janar të vitit të ardhshëm, raportoi Financial Times të premten,...

Situata në Afrikë/ Mbi 2,15 milionë raste me COVID-19

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 150 mijë.

Kërkesat e avokatëve/ Haxhia: Do të reagojmë nëse nuk merren parasysh

Një drejtësi që i bindet vetëm prokurorisë dhe nuk merr parasysh kërkesat e avokatëve, që mbrojnë në fushëbetejën e gjyqësorit interesat e...