Këto organe duhet t’i mbroni nga të ftohtit

Mos i humb

Ja se cilat janë dhe si ndikohen.

Qafa

Kjo është pjesa e trupit që mund të ekspozohet më kollaj. Prandaj, qafa duhet të mbrohet nga të ftohtët. Në të kundërt do të prekeni më shpesh nga sëmundje të tilla si faringitet, apo sponteliatrozat. Në sezonin e ftohtë të dimrit shalli, apo veshjet e ngrohta janë të domosdoshme, sidomos për më të moshuarit.

Veshi

Aty ndodhen shumë pika që lidhen me organet e brendshme, edhe pse sipërfaqja e jashtme është e vogël. Zgjidhja është te masazhimi i veshit rreth 5 minuta në ditë, ose kur futeni nga jashtë në një ambient të ngrohtë.

Barku dhe mesi

Temperaturat e ftohta shkaktojnë probleme në dimer zakonisht edhe në zonën e barkut dhe të mesit, aty ku ndodhen veshkat. Duhet shumë kujdes për këtë pjesë të trupit dhe një prej zgjidhjeve është të fërkoni duart me njëra­tjetrën dhe të ngrohni belin, duke e përsëritur këtë veprim 50 herë në mëngjes dhe 50 herë në mbrëmje.

Gjunjtë

Gjunjtë janë gjithnjë të ekspozuar ndaj të ftohtit dhe lagështisë dhe këta faktorë mund të dobësojnë kyçet, duke sjellë sëmundjen e artritit.

Këmbët

Janë pjesa më e sulmuar nga i ftohti, sepse ndodhet në ekstremet e trupit dhe larg zemrës. Gjatë dimrit, futja e këmbëve në një enë me ujë të ngrohtë çdo ditë është një zgjidhje për t’i ngohur dhe stimuluar qarkullimin e gjakut. Kohëzgjatja duhet të jetë 20 minuta dhe temperatura e ujit rreth 42 gradë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit