Kim Jong-un fton “armikun” jugor për vizitë në shtëpinë e tij

Mos i humb

Nga pragu i konfliktit, në një shkrirje akujsh që ekspertëve u duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë; dy Koretë po hedhin hapa të rëndësishëm drejt afrimit me njëra-tjetrën.

Përmes të motrës, që ndodhet në vendin fqinj për të marrë pjesë në lojërat olimpike të dimrit, lideri koreano-verior Kim Jong-un ka ftuar për vizitë në Penian homologun e tij koreano-jugor, Moon Jae-in.

Nëse takimi realizohet, ai do të shënojë të parën herë në më shumë se një dekadë që dy liderë koreanë shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin.

Ftesa e shkruar me dorë iu dorezua Moon Jae-in nga Kim Yo-jong në takimin kyç të zhvilluar në pallatin presidencial në Seul përpara olimpikëve. Motra me shumë influencë e udhëheqësit të Veriut komunist dhe ai që konsiderohet si kreu ceremonial i shtetit, Kim Yong-nam janë zyrtarët më të lartë koreano-veriorë, të cilët vizitojnë jugun që prej luftës mes dy Koreve në vitet 1950.

Ftesa e drejtuar Moon Jae in-it është për një vizitë sa shpejt që të jetë e mundur. Takimi i tij me nga Kim Yo-jong erdhi pavarësisht paralajmërimeve të Uashingtonit për të mos u afruar shumë me Penianin.

Administrata e Trumpit i ka bërë thirrje Seulit të mos bjerë pre e ofensivës koreano-veriore të joshjes së atij që e ka konsideruar një vend armik, e të harrojë tensionet mbi programin bërthamor të Penianit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit