Kina dërgon satelitin e ri në hapësirë për monitorimin e mjedisit detar

Mos i humb

Kina sot ka dërguar një tjetër “satelit detar” në hapësirë, njoftuan mediat lokale.

Sateliti i ri për monitorimin e detit dhe oqeanit u lëshua nga Qendra e Lançimit të Satelitëve Jiuquan në Kinën veriperëndimore, njoftoi agjencia e Lajmeve Xinhua.

Raketa e Long-4B e ndërtuar nga kinezët mbante satelitin Haiyang-2C (HY-2C) që u ngrit pasdite.

Ky është sateliti i tretë detar i Kinës i cili do të bashkohet me satelitët e mëparshëm HY-2B dhe pasuese HY-2D “për të kryer monitorimin e mjedisit detar me precizion të lartë”.

Po ashtu është nisja e 347-të nga seria e raketave Long March.

Javën e kaluar, Kina dërgoi të paktën nëntë satelitë në hapësirë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit