Kina paraqiti ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kundër tarifave të SHBA-së për çelikun dhe produktet e aluminit.
OBT me seli në Gjenevë sot njoftoi se Kina ka propozuar 60 ditë konsultime me SHBA-të në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Nëse të dyja palët nuk arrijnë një marrëveshje rreth zgjidhjes, hapi i radhës mund të jetë që Pekini të kërkojë opinionin e panelit të ekspertëve tregtarë.
Kina pretendon se 25 për qind e detyrimeve ndaj importeve të çelikut dhe 10 për qind mbi produktet e aluminit shkelin rregullat e tregtisë ndërkombëtare.


