Kina pret që në samitin e mbajtur mes të presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un në Singapor të formohen mekanizmat për paqe në Gadishullin Korean.
“Kina mirëpret dhe mbështet samitin e Singapurit në mes të presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un”, tha ministri i Jashtëm kinez, Vang Yi.
Ai shpreson që liderët e SHBA-ve dhe Koresë së Veriut të formojnë besimin reciprok, t’u japin fund ndikimeve të jashtme dhe t’i kapërcejnë vështirësitë.
“Shpresojmë që liderët e këtyre dy shteteve do të ndërmarrin hapa të rëndësishme për pastrimin e gadishullit nga armët bërthamore dhe themelimin e mekanizmit të paqes për të arritur në një konsensus themelor në lidhje me gadishullin”, tha Vang Yi.
Duke e vlerësuar samitin e Singaporit në mes të Kim dhe Trump si një “samit historik”, Vang tha se liderët e të dy shteteve janë ulur në tryezë për një dialog të barabartë dhe se me këtë samit është shkruar një histori e re.
Vang po ashtu u bëri thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përpjekje për çështjen e Gadishullit Korean.
Në samitin Trump-Kim në Singapor, palët nënshkruan një deklaratë të përbashkët e cila përfshin një sërë angazhimesh për çështjet si pastrimi i Gadishullit Korean nga armët bërthamore, krijimi i marrëdhënieve të reja mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut si dhe ofrimin e paqes në gadishull.


