KINË – Dy të vdekur, 12 të zhdukur pas një shpërthimi në një fabrikë kimike

Mos i humb

Të paktën dy persona humbën jetën pas një shpërthimi të një fabrikë kimike në veri-lindje të Kinës.

Dymbëdhjetë persona të tjerë u zhdukën pas shpërthimit dhe zjarrit në fabrikën kimike në Panjin, provincën Liaoning, njoftoi sot televizioni kinez “Phoenix TV”.

Tridhjetë e katër persona thuhet se janë plagosur, në incidentin e së dielës.

“Zjarri vazhdoi për orë të tëra përpara se të vihej nën kontroll”, njoftoi media shtetërore. Qindra zjarrfikës u vendosën në vend ndërsa kërkimet për të zhdukurit vazhdojnë ende.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit