Shtabi i Emergjencave në Bulqizë: Ekip i posaçëm për verifikimin e dëmeve nga tërmeti

Mos i humb

Bashkia Bulqizë ka mbledhur sot Shtabin e Emergjencave në për të verifikuar pasoja e tërmeti që lëkundi bashkitë e Qarkut Dibër.

Në njoftimin për mediet, Bashkia Bulqizë  bën me dije se, “pas lëkundjeve të njëpasnjëshme nga tërmetet e një nate më parë, u mblodh sot Shtabi i Emergjencave në Bashkinë Bulqizë nën drejtimin e Kryetari të Bashkisë Lefter Alla për të analizuar situatën aktuale dhe masat e nevojshme për ndonjë rast të mundshëm”.

“Aktualisht është ngritur një ekip i posaçëm për verifikimin e dëmeve të shkaktuara, ndërkohë që fatmirësisht, nuk janë raportuar dëme në njerëz, me përjashtim të disa dëmtimeve të lehta në disa banesa”, thuhet në njoftim.

Bashkia Bulqizë ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që “për çdo problematikë që mund të kenë si pasojë e tërmetit të kontaktojnë me Sektorin e emergjencave civile në bashkinë Bulqizë 068 389 2907 dhe 068 555 4815”.

Tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit lëkundi të gjithë territorin e Shqipërisë, por kryesish bashkitë e qarkut Dibër, ku dhe kishte edhe epiqendrën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit