Të paktën 19 persona humbën jetën dhe 8 të tjerë u plagosën si pasojë e zjarrit në një ndërtesë në kryeqytetin e Kinës, Pekin.
Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, në zjarrin i cili përfshiu një ndërtesë në rajonin Dashing në Pekin, 19 persona humbën jetën dhe 8 të tjerë u plagosën.
Njoftohet se ekipet zjarrfikëse kanë shuar plotësisht zjarrin, kurse të plagosurit janë dërguar në spitale nga ekipet e shëndetësisë.
Në anën tjetër, bëhet e ditur se janë arrestuar personat përgjegjës për zjarrin.
Kanë filluar hetimet lidhur me zjarrin, i cili përfshiu ndërtesën./Rtv Islam/