Engel: SHBA kujdeset për zgjedhje fer dhe demokratike në Kosovë

Mos i humb

Kongresmeni amerikan Eliot L. Engel në kuadër të vizitës së tij në Kosovë sot një konferencë për media në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) tha se SHBA-ja kujdeset që të ketë zgjedhje fer, kredibile dhe jashtë dhunës politike dhe kërcënimeve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen sot në Kosovë.

Kosovë, hapen qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Kongresmeni Engel tha se është i lumtur që ndodhet përsëri në Kosovë duke shtuar se që nga vitet e 90-ta është përpjekur që ta shohë një Kosovë të lirë dhe të pavarur kur shumë njerëz nuk kanë besuar se do të ndodhë.

Ai tha se është i kënaqur që i është bashkangjitur vëzhguesve të ambasadës amerikane në Kosovë për këtë proces zgjedhor duke theksuar se SHBA-ja kujdeset që të forcohet demokracia me anë të zgjedhjeve të lira dhe pa ndërhyrje.

“SHBA-ja kujdeset për procesin zgjedhor në Kosovë që të ketë zgjedhje fer, kredibile dhe jashtë dhunës politike dhe kërcënimeve”, tha Engel.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të dalin dhe të votojnë, sepse sipas tij, dalja në zgjedhje është një tregues se si zhvillohet demokracia dhe është një përgjegjësi e qytetarëve.

Engel poashtu u shpreh i kënaqur që ka parë vëzhgues të rinj dhe të zellshëm të cilët kujdesen për zhvillimin e demokracisë. Kongresmeni amerikan tha se në institucionin për organizimin e zgjedhjeve si KQZ-ja ka parë përkushtim me standarde të larta për integritetin e këtij procesi.

“Siç e dini SHBA-ja ka qenë mbështetëse e fortë e Kosovës dhe i qytetarëve të saj. Unë do të vazhdoj të punoj aq sa kam forcë që të sigurohem që dy shtetet tona janë duke bashkëpunuar dhe janë duke e ndërtuar demokracinë së bashku”, tha Engel./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit