Kirgistani ndalon nxjerrjen e uraniumit

Mos i humb

Presidenti i Kirgistanit, Sooronbay Ceenbekov ka miratuar ligjin i cili ndalon nxjerrjen dhe kërkimet e burimeve të uraniumit dhe toriumit.

Në një deklaratë nga Qendra për media e Presidencës, bëhet e ditur se Ceenbekov nënshkroi ligjin i cili ndalon aktivitetet lidhur me zbulimin, kërkimin dhe nxjerrjen e burimeve të të uraniumit dhe toriumit në vend.

“Me këtë ndalesë krahas mbrojtjes së shëndetit të popullatës, mjedisit dhe burimeve të ujit synohet edhe mbrojtja e të drejtës për jetesë, punë dhe argëtim e qytetarëve”, thuhet në deklaratë.

Ambientalistët në vend kishin kërkuar anulimin e prodhimit të uraniumit dhe anulimit të licencave të dhëna për prodhimin e tij.

Ligji në fjalë është miratuar nga Parlamenti më 31 tetor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit