Klosi në vend të Ahmetajt në Vlorë, Majko zëvendëson Spiropalin në Kukës, të gjitha lëvizjet e drejtuesve të PS në qarqe

Mos i humb

Partia Socialiste ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e parë të Kryesisë pas nisjes së sezionit të ri politik.

Në Vlorë drejtues Qarku është bërë Blendi Klosi, i cili zë vendin e Arben Ahmetjat, ky i fundit tashmë është vetëm deputet i PS, pasi është shkarkuar nga të gjitha pozicionet e tjera.

Ndërkohë që Elisa Spiropali është larguar si drejtues e Qarkut të Kukësit për tu emëruar në krye të Qarkut të Shkodrës, duke zëvendësuar në këtë pozicion Edona Bilali (është shtatzënë).

Në vend të Elisa Spiropalit në qarkun e Kukësit është emëruar Pandeli Majko.

Gjithashtu në mbledhjen e Kryesisë është diskutuar edhe për kandidatët për kryetarë Bashkish në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit