Avokati i njohur, Arianit Koci ka komentuar ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, ndërsa ka “akuzuar”, pozitën se po e ndihmon Vetëvendosjen.
Përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se dikush prej deputetëve të pozitës po i ndihmon deputetëve të Vetëvendosjes ta fusin gazin lotsjellës në Kuvend.
“Kush po e pinë tinëz duhanin?
Dikush prej deputetëve të pozitës, po ju ndihmon deputetëve të VV në kontrabandimin e gazit lotsjellës në sallë”, ka shkruar Koci./Kosova Post/