
Kodrat ylber (Gökkuşağı Tepeleri) në qytetin Igdir të Turqisë tërheqin vëmendjen e fotografëve dhe të pasionuarve për natyrën.
Disa rajone në Igdir tërheqin vëmendjen e të pasionuarve të natyrës gjatë muajve të dimrit për shkak të lartësisë dhe klimës që ato kanë.
Kodrat ylber të cilët janë një prej pasurive më të mëdha natyrore të qytetit, magjepsin vizitorët me strukturën e tokës dhe pamjen e bukur shumëngjyrëshe.
Fama e këtyre kodrave kohët e fundit në mediat sociale është përhapur shumë, dhe tashmë ato janë bërë zona atraksion për shumë të pasionuar për sportet në natyrë dhe fotografë.
Betül Oner, një nga fotografet e natyrës është shprehur se kodrat ylber paraqesin bukuri të ndryshme në çdo stinë. “Kemi ardhur këtu me shoqërinë për të shëtitur. Vendin e kemi zbuluar nga interneti dhe më pas me shoqërinë kemi organizuar programin për ta vizituar”, shpjegoi Oner.
Fotografja Oner pasi ka vënë në dukje se këto bukuri natyrore duhet të vizitohen dhe të shikohen patjetër, u shpreh se “Kodrat ylber janë një bukuri natyrore që patjetër do ta rekomandoja të vizitohen. Me shumë mundësi shumë persona nuk kanë dijeni për këtë vend. Ne kemi shkrepur shumë fotografi të bukura në majat e kuqe dhe peizazhin magjepsës. Shoqëria ime janë mahnitur. Presim që të gjithë ta vizitojnë këtë vend”.
Ndërsa İlteris Kagan Taskinsu, i pasionuar për sportet në natyrë, u shpreh se shpeshherë këtu ftojnë njerëz që vijnë nga jashtë qytetit dhe të cilët mbesin goxha të kënaqur pasi shijojnë pamjet shumëngjyrëshe dhe peizazhet e bukura. “Synojmë që këto zona të jenë më të frekuentuara dhe të përfitohet për turizmin. Këtu ka bukuri natyrore, kodrat kanë peizazhe të pashembullta në botë”, tha İlteris Kagan Taskinsu.


