Kokaina mes bananeve e mbështjellë me figurën e Pablo Escobarit, lirohet dhe administratori tjetër

Mos i humb

Klajdi Xibraku, i akuzuar për trafikun e narkotikëve është lënë i lirë këtë të mërkurë nga gjykata.

Gjykata e Durrësit ia kishte kaluar çështjen e tij SPAK për moskompetencë lëndore, por SPAK e ka rikthyer çështjen në Durrës dhe pas një kërkese të palës së Xibrakut ka fituar lirinë.

Gjykata e shkallës së parë Durrës ka liruar K X me një vendim që mban datën 16 shkurt të këtij viti. Gjyqtarja Shpëtime Pitaku ka revokuar masën shtrënguese të sigurimit ndaj Xhibrakut.

Ai u arrestua në prill 2021 për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Së bashku me të qe arrestuar edhe ortaku i tij E P, i cili po ashtu është lënë i lirë nga gjykata e Apelit të Durrësit më parë.

X dhe P i ishin dy administratorët e kompanisë “Masabi Fruits”, në konteinerin e së cilës u sekuestruan 143 kg kokainë të paketuara dhe të stampuara gjatë një kontrolli në portin e Durrësit.

Droga ishte e fshehur në konteinerin me ngarkesë bananesh që vinte nga Ekuadori për llogari të firmës së tyre.

Të akuzuarit E P dhe K X gjatë të gjithë hetimeve kanë refuzuar të kenë lidhje me trafikimin e drogës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit