Kokat e ushtrive ruse dhe amerikane, takim në Finlandë: të ulim tensionet

Mos i humb

 

Shefi rus i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, gjenerali Valery Gerasimov, u takua me homologun e tij amerikan, gjeneralin Joseph Dunford në Finlandë, ku diskutuan zgjidhjen e krizës siriane, duke përfshirë lidhjet dypalëshe, si dhe çështjet që lidhen me parandalimin e incidenteve, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

U tha se shefat ushtarakë të të dy vendeve theksuan rëndësinë që sa më shpejt të jetë e mundur të stabilizohet situata në Siri, raporton Russia Today.

Përveç kësaj, ata diskutuan dhe uljen e tensioneve dhe sigurisë më të madhe në Evropë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit