Duhanpirja i çel rrugën një kolle të fortë e cila shkaktohet nga vetë trupi që përpiqet të pastrohet nga kimikatet që futen në rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëri.
Nëse kolla vazhdon dhe zgjat më tepër se tre javë, atëherë ajo njihet si kolla e duhanpirësit.
Kjo kollë në fillim mund të nisë si kollë e thatë dhe në vazhdim mund të shoqërohet me sekrecione.
Simptoma të tjera të kësaj kolle përfshijnë dhimbjet e fytit dhe të kraharorit.
Disa informacione për kollën e duhanpirësit
- Kjo kollë nuk prek të gjithë duhanpirësit
- Ajo mund të shkaktojë probleme të tjera siç është bronshiti
- Mënyra më efikase për të shëruar kollën është lënia e duhanit
Sipas studimeve, njerëzit që pijnë duhan çdo ditë preken rregullisht nga kolla kronike dhe sekrecionet.
Simptomat
Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, vështirësitë në frymëmarrje dhe dhimbjet e kraharorit janë simptoma që shoqërojnë kollën e shkaktuar nga duhani.
Në fazat fillestare të kollës, ajo është e thatë dhe në vazhdim mund të prodhojë sekrecione të cilat zakonisht mund të jenë:
- Pa ngjyrë
- Me njolla gjaku
- Me nuancë të verdhë ose të gjelbër
- Të bardha
Simptoma të tjera shoqëruese të kësaj kolle përfshijnë:
- Zhurmë në kraharor gjatë frymëmarrjes
- Dhimbje kraharori
- Vështirësi në frymëmarrje
- Probleme me fytin
Kolla e duhanpirësit është në kulmin e saj në mëngjes dhe më pas zbutet. Simptomat përkeqësohen me kohën deri në lënien e duhanit.
Ndryshimet mes kollës së duhanit dhe kollave të tjera
Kolla e duhanit mund të dallohet menjëherë ndryshe nga kollat e tjera. Simptomat e saj përfshijnë prodhimin e ndjeshëm të sekrecioneve, zhurmat në kraharor dhe vështirësitë në frymëmarrje.
Megjithatë kolla e duhanit nuk arrin të tregojë simptoma më të rënda siç mund të jetë kanceri i mushkërive apo sëmundje që prekin këtë organ.
Shkaktarët e kollës së duhanit
Cigaret përmbajnë mijëra kimikate dhe të paktën 70 prej tyre shkaktojnë tumore.
Me t’u futur në organizëm, këto kimikate ndërhyjnë në funksionet e qimeve të holla në rrugët e frymëmarrjes që filtrojnë toksinat.
Këto funksione përkeqësohen dhe si rrjedhojë toksinat mund të hyjnë lirisht në mushkëri.
Ky proces i shkaktuar nga duhanpirja vijon me inflamacionin.
Trupi përpiqet fort të largojë substancat e huaja nëpërmjet kollës.
Kolla është më e fortë në mëngjes sepse rrugët e frymëmarrjes janë rimëkëmbur gjatë gjumit dhe janë në gjëndje të ndalojnë dhe largojnë shumë prej kimikateve.
Trajtimet dhe kurat
Lënia e duhanit
Trajtimi më efikas i kësaj kolle është lënia e duhanit.
Pas lënies kolla mund të shtohet dhe të zgjasë deri në tre muaj ose më shumë, por kjo ndodh sepse trupi largon të gjitha toksinat. Trajtime të tjera të rekomandueshme janë:
- Hidratimi
- Gargaret
- Çaj me mjaltë
- Ushtrime për frymëmarrjen
- Trajtimet me avull
- Aktiviteti fizik
- Ushqimet e shëndetshme
- Mbajtja lart e kokës gjatë gjumit
Kolla ndihmon në largimin e toksinave nga mushkëritë ndaj ajo duhet lejuar të kryejë funksionin e saj.
Nuk rekomandohen medikamente që ndalojnë kollën e duhanit.
Komplikimet
- Rrezik në rritje i infeksioneve bakteriale dhe virozave në rrugët e frymëmarrjes.
- Dëmtime të fytit
- Ashpërsim të zërit
- Kollë afatgjatë dhe irritim
- Bronshit
- Pneumoni
Kur duhet të konsultoheni me mjekun
Është shumë e rëndësishme të konsultohuni me një mjek në rastet kur:
- Kolla zgjat më shumë se 2-3 javë. Kolla kronike është një nga simptomat më të përhapura të kancerit të mushkërisë.
- Simptomat përkeqësojnë stilin e jetesës
- Kolla është aq e fortë sa ju lë pa gjumë.
- Vini re një rënie të menjëhershme në peshë.
- Dhimbje koke
- Sekrecione me ngjyrë të verdhë ose të gjelbër.