Kollçaku kërkon të bëhen sigurimet shëndetësore për puntorët në sektorin privat!

Mos i humb

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me  sigurimet shëndetësore të puntorëve në sektorin privat. Sipas saj punëmarrësit jo vetëm që nuk ua plotësojn kushtet e nevojshme puntorëve, por ata as nuk marrin përgjegjësi morale për kompensim tek familjarët e tyre në rast të privimit të jetës së puntorit.

Kështu është shprehur Kollçaku gjatë një konference për media, ku tha se njerëzit që humbën jetën gjatë punës po lihen anash dhe nuk po trajtohen dinjitetshëm dhe as emri i tyre nuk po u dihet por vetëm përmenden si “raste”, sipas saj e gjithë kjo po ndodh për shkakë të mungesës së Gjykatave dhe numrit të vogël të inspektorëve, e që për këtë arsye ka zvarritje të madhe në këtë drejtim.

“Ne shprehim shqetësimin e madh edhe pse kohë pas kohe flasim, por ende çalon legjislacioni, ligji i punës është në plotësim-ndryshim por ligji aktual nuk po zbatohet. Ne kemi aq shumë biznese që duhet të inspektohen, por një gjë e tillë nuk është duke ndodhur. Ne habitemi që këto kanire kanë aq shumë të ardhura e në anën tjetër hezitojn që t’i sugurojn puntorët e tyre. Kur ju është kërkuar këtyre kompanive që ta bëjnë sigurimin epuntorëve, ata kanë hezitu duke u anku që nuk ka në tregun e Kosovës”, tha Kollçaku.

Ndryshe Kollçaku, përpos shqetësimit të sigurimeve shëndetësore ka përmendur edhe faktin e mospagesave ndaj praktikatëve në kopmanit private. Sipas saj kjo është një formë e shfrytzimit të puntorit e që një gjë e tillë duhet evituar.

“Përpos sigurimeve shëndëtëosre që nuk po ju bëhen puntorëve në kompani private, shqetësuese është edhe mospagesat e praktikantëve. Një gjë e tillë nuk është e drejtë sepse kjo në një çfarë forme është shfrytëzim ndaj praktikantëve”, u shpreh Kollçaku. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit