Skandaloze: Ja si mashtrojnë marketet kosovare, produktet serbe i quajnë produkte kroate

Mos i humb

Kosova ka vendosur sanksione ekonomike për produktet e Serbisë dhe Bosnjës.

Taksa 100% ka vështirësuar eksportimin e produkteve të Serbisë dhe Bosnjës në Kosovë, pasiqë mbulimi i kostos doganore mbetetet shumë problematike për kompanitë serbe dhe boshnjake.

Pos taksës 100% ka vazhduar me fushatë kundër produkteve serbe. Bojkotimi i produkteve serbe kurrë nuk ka qenë më i madh duke dëmtuar seriozisht ekonominë kombëtare të Serbisë, raporton Ballkani.info.

Zyrtarët serb e kanë quajtur këtë situatë si “katastrofë humanitare” gjendjen e popullit serb ne Veriun e Kosovës dhe në Serbi pas sanksioneve ekonomike të Kosovës.

Një market në Kosovë po mashtron konsumatorët duke i atribuar produktet serbe si “produkte kroate”, në mënyrë që ato të shiten.

“Plazma”, një produkt tejet i shitur në Kosovë ka filluar të bojkotohet nga konsumatoret kosovarë të cilët nuk duan produkte të Serbisë – shtet që ka aplikuar diplomaci agresive kundër shtetësisë së Kosovës.

Në anen tjetër disa biznese në Kosovë nuk po solidarizohen me fushatën, madje duke manipuluar me produktet serbe për të mjegulluar qasjen bojkotuese të qytetarëve të Kosovës ndaj produkteve serbe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit