Deputeti socialist, Damian Gjiknuri pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku u konstituua dhe grupi i dialogut, është ndalur në një prononcim për mediat.
Ai tha se do vijojnë diskutimet për amnistinë penale.
“Konsensusi për Amnistinë arrihet nëpërmjet diskutimit. E rëndësishëm është që Amnistia të marrë votat e nevojshme.
Sa i përket Kodit Zgjedhor, rekomandimet merren parasysh. Vendimi do të merret më tej. Çdo deputet i Kuvendit është pjesë e grupit sa herë që diskutohen këto çështje.
Komisioni për Reformën Zgjedhore mbaroi afatin dhe nuk arriti gjë. Dikush mund ta quajë edhe dështim”