Tabaku: Çmimet realitet i ri për shqiptarët, rritje në nivelin e BE-së

Mos i humb

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në analizë të rritjes së vlerësimit për ekonominë shqiptare nga Standard and Poor’s deklaroi sot se ndryshimi nuk shihet në ekonominë e qytetarëve.

Tabaku analizoi në rrjetet sociale disa shifra që lidhen me të ardhurat për frymë në raport me çmimet.

“Qytetarët e shikojnë  çdo ditë, në xhepat e tyre. Ndërkohë që çmimet janë një realitet i ri.

Janë rritur me të njëjtat hapa dhe nivele si janë rritur në Bashkimin Evropian, pagat dhe të ardhurat për frymë janë 38% e atyre të Bashkimit Evropian”, u shpreh Tabaku.

“Qeveria propagandoi me të madhe sikur çfarë ka ndodhur me rritjen e vlerësimit të Standard and Poor’s, por në fund të ditës ndryshimin e shihni ju.

E shikojnë qytetarët çdo ditë, në xhepat e tyre. Ndërkohë që çmimet janë një realitet i ri.

Janë rritur me të njëjtat hapa dhe nivele si janë rritur në Bashkimin Evropian, pagat dhe të ardhurat për frymë janë 38% e atyre të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë që nga tregu i punës kanë dalë 21 mijë studentë, i kanë hapur vendin 27 mijë pensionistëve dhe ne vazhdojmë të jemi vendi në gjithë Ballkanin Perëndimor; me faturën sociale sa 11% e PBB-së, me faturën më të ulët të pagave 5% të PBB-së por njëkohësisht vendi me varfërinë më të lartë.

Shifrat janë kokëforte! Ky është realiteti jashtë realitetit të propagandës”, deklaroi Jorida Tabaku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit