Komuna e Suharekës së shpejti me objekt të ri

Mos i humb

Komuna e Suharekës së shpejti do të bëhet me objekt të ri të komunës, brenda saj do ta ketë edhe Asamblesë Komunale.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një statusi në faqën e tij zyrtare, derisa ka njoftuar se sot kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për objektin e ri të Komunës.

Ndryshe, ky objekt pritet të ndërtohet brenda dy viteve

Ky është postimi i plotë i Bali Muharremaj

Suhareka do ta ketë objektin e ri të komunës me shumë shërbime të avansuara dhe me sallën e Asamblesë Komunale.

Sot kam nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për objektin e ri i cili do të ndërtohet brenda dy viteve.

Në vitin 2019 MAPL financon me 500.000.00 euro ndërsa Komuna jonë me 50.000.00 euro, ndërsa në vitin 2020 MAPL financon me 850.000.00 euro ndërsa Komuna jonë me 200.000.00 euro.

Urime të gjithëve!

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit