Komunat do të kenë rritje të buxhetit dhe granteve këtë vit

Mos i humb

Kreu i Qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj, ka mbledhur sot në takim kryetarët e komunave, ndërsa ka prezantuar prioritetet  ekonomike të Qeverisë për zhvillimin ekonomik lokal.

Kryeu i ekzekutivit, fillimisht ka paraqitur gjithë punën e bërë në fushën e zhvillimit ekonomik në nivel lokal, duke theksuar edhe sfidat  në realizimin e programit ekonomik.

“Janë identifikur një seri e sfidave që kanë të bëjnë me zhvillimet në komunat, një pjesë e tyre kanë të bëjnë me legjislacionin. Kemi miratua mbi 50 vendime nga niveli nacional që adresojnë kërkesat e komunave”, tha Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit, ka folur edhe për ndarjet buxhetore për komunat, duke theksuar se është i vetëdijshëm se komunat nuk kanë qenë të kënaqura me ndarjet.

“E di që nuk jeni të kënaqur me buxhetin, por kemi qenë të hapur në komunikim. Na duhet të shkojmë në  prioritetet dhe të shohim se çfarë ka mbetur pa u realizuar. Pra duhet të na  ndihmoni të listojmë prioritete për realizimin e tyre në vitin që kemi hyrë. Nëse ka detyra që janë bart prej viti që shkoj atëherë ti bartim këtë vit por ti identifikojmë ato që janë aktuale”, tha Haradinaj.

Nga ana tjetër ministri i Financave Bedri Hamza, premtoi rritje të buxhetit dhe granteve për komunat gjatë këtij viti.

Ai, kërkoi nga komunat që të rrisin inkasimin e të hyrave vetanake në mënyrë që të kenë më të lehtë realizimin e projekteve.

Hamza bëri të ditur se inkasimi i të hyrave në komunat nuk ka shënuar rritje në 10 vitet e fundit.

“Granti për nivelin qendror për komunat është duke u rrit në vazhdimësi do të rritet edhe për vitin aktual.  Ajo çfarë mundë të them dhe që duhet angazhim është ngritja e nivelit të inkasiimit  dhe të hyrave vetanake komunale, sepse deri më tani këto dy  shtylla nuk janë në nivelin e duhur. Niveli lokal të hyrën vetanake e mban pothuajse të njëjtë nivel tash e 10 vite”, theksoi Hamza , për të shtuar më pas se niveli i ultë i të hyrave vetanake pengojnë realizimin e projekteve.

“Mungesa e inkasimit të të hyrave juve ua krijon mundësinë për realizimin e projekteve. Këtë vit i kemi planifikuar në buxhet edhe dy ligje të reja , Ligji për Prishtinën dhe Ligji për Obiliqin. I kemi marrë në konsideratë shumë projekte të komunave. Jemi të vetëdijshëm që kjo nuk është ajo çka kanë nevojë komunat e nuk është as 100 më përputhje me kërkesat e komunave”, tha Hamza, transmeton Kosova Post.

Agim Veliu, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, kërkoi nga niveli qendrorë që në hartimin e projektligjeve dhe planeve për  nivelin lokal të përfshihen dhe merren në konsideratë rekomandimet e komunave dhe të Asociasionit të Komunave.

“Pa përfshirjen e asociacionit apo të komunave në hartimin e tyre implementimi i tyre do të jetë i vështirë. Ju lutemi që rekomandimet që vijnë nga komunat përmes asociacionit të merren parasysh”, tha Veliu. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit