Konfirmohet vizita e presidentit Putin

Mos i humb

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan ka konfirmuar një vizitë të presidentit rus Vladimir Putin në Turqi, të planifikuar në shkurt.

Një nga temat në qendër të diskutimit mes Putinit dhe kreut të shtetit turk Recep Tajip Erdogan do të jetë ringjallja e marrëveshjes mes OKB-së, Moskës, Kievit dhe Ankarasë, e arritur në vitin 2022, e cila kishte lejuar eksportin e grurit nga Ukraina përmes një korridori të sigurt në Detin e Zi, pakti i përfunduar në korrik 2023 pas daljes së Rusisë.

”Korridori i grurit është gjithmonë në axhendën e Ankarasë”, tha Fidan gjatë një interviste televizive, pa specifikuar datën e vizitës, e cila sipas medias ruse duhet të caktohet për 12 shkurt.

”Situata në veri të Sirisë do të jetë gjithashtu në qendër të diskutimit mes Erdoganit dhe Putinit. Ekziston një mekanizëm për zgjidhjen e konfliktit midis forcave tona të armatosura dhe forcave të armatosura ruse në Siri”, shtoi ai.

”Megjithatë, ky mekanizëm mund të mos funksionojë gjithmonë ashtu siç do të donim, veçanërisht kur planifikojmë të kryejmë një operacion në Siri”, tha Fidan, duke nënvizuar se prioriteti i Turqisë është të largojë forcat kurde nga Siria veriore, të cilat Ankaraja i konsideron terroriste, dhe duke shpresuar që Rusia do të marrë parasysh këtë pozicion

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit