Konjufca: Thaçi s’po ia del vetëm në dialog, tani po kërkon grup uniteti

Mos i humb

Glauk Konjufca, deputet i Vetëvendosjes ka thënë se Hashim Thaçi është personi më jo i besueshëm për të udhëhequr bisedimet në Bruksel.

“Nëse i shohim veprimet e presidentit tonë e kuptojmë se ky është personi më së pakti kredibil për me e udhëheqë një proces të tillë. Presidenti Thaçi duke filluar prej mënyrës se si e trajton në përgjithësi kundërshtarin e tij politik, por edhe nëse kalojmë përmes veprimeve të fundit, kidnapimin e 6 personave dhe kthimin e tyre në Turqi, mënyra si e ka heq shefin e Inteligjencës, mënyra si është vetmandatu pa bisedu me askënd, pa kërku një konsensus që po kërkohet tash”, është shprehur ai.

Konjufca ka thënë se Thaçi para dy muajsh e kishte mandatar veten për të dialoguar në Bruksel, kurse thotë ai, vetëm kur e pa se nuk mund ta bëjë këtë vetëm, po kërkon formimin e grupit të unitetit.

Sipas tij, marrëveshja në Bruksel i ka sjellur Kosovës Zajednicën, në të cilën Gjykata Kushtetuese gjeti gabime në 23 pika të saja.

“E di para dy muajsh ka shkuar dhe ka thënë se e kryen këtë punë. Kur e pa që mbeti i vetëm tek tash ia kanë nisë thirrjet e tij me e formu një grup të unitetit. Marrëveshja e parë e parimeve me Serbinë na e ka sjellë zajednicën në Kosovë. Marrëveshja e parë na e ka sjellë atë që është produkti më i dëmshëm, që është krijimi i një asociacioni të komunave m shumicë serbe. Cila qenka marrëveshja e dytë? Të mos flasim pastaj për të tretën e të katërtën. Gjykata jonë Kushtetuese e vërtetoi që në 23 prej pikave të kësaj marrëveshjeje ka pasur shkelje të Kushtetutës. Reagimi ka qenë që nuk ka ndodhë asgjë”, ka thënë ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit