Procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë në fillim të muajit gusht, pak para skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht 2026.
Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se vendimi për të mos e caktuar më herët seancën konstituive është marrë për t’u dhënë kohë shtesë partive politike që të diskutojnë për një marrëveshje rreth formimit të institucioneve të reja.
Ajo ka bërë të ditur se të premten do të vendosë për datën e saktë të seancës.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve nëse është duke pritur që Lidhja Demokratike e Kosovës të mbajë Kuvendin e jashtëzakonshëm, para se të nisin diskutimet për formimin e institucioneve të reja.
E qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është që të qëndrojë në opozitë.
Kosova më 7 qershor mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme, pasi dështoi të zgjedhë presidentin e ri pas mospajtimeve ndërmjet partive për një emër konsensual.


