Territorialja, Balla: Nuk ka shtyrje të afatit, jemi në fazën që çdo grup sjell propozime

Mos i humb

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës, duke deklaruar se strategjia e saj synon vetëm nxitjen e dhunës dhe dëmtimin e imazhit të Shqipërisë. Duke shprehur solidaritetin me Policinë e Shtetit dhe duke u uruar shërim të shpejtë katër efektivëve të plagosur, Balla i bëri thirrje drejtësisë të veprojë pa tolerancë ndaj çdo sulmi ndaj shtetit. Ai nëpërmjet një deklarate për mediat theksoi se protesta në dështim e sipër po përdoret për të dëmtuar sezonin turistik dhe ekonominë e vendit. “Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla në një prononcim për mediat tha: Unë nuk kam asnjë dyshim që gjithë kjo strategji e Grupit Parlamentar të PD nuk lidhet fare as me reformën territoriale dhe nuk lidhet aspak as me shqetësimin e tyre dhe dhimbjet e barkut të një proteste, e cila në dështim e sipër ka shkuar të apelojë te dhuna, në mënyrë të përsëritur. Shpreh solidaritetin e plotë me Policinë e Shtetit, uroj shërimin e shpejtë të katër policëve të plagosur. U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë, që të vlerësojnë të gjitha ato masa të dhëna qoftë nga prokurorë apo nga gjyqtarë, sepse në një vend si Shqipëria nuk mund të tolerohet dhuna. Çdo person që godet puno njësinë e Policisë së Shtetit, po godet vetë shtetin. Këtu bëhet fjalë për akte dhune. I gjithë synimi është që të dëmtohet sezoni turistik dhe të dëmtohet ekonomia e vendit. Janë pamje që bëjnë xhiron e botës dhe po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.” Gjithashtu, Balla deklaroi se mes organizatorëve ka individë të paguar nga shërbime të huaja apo Garda Revolucionare, emrat e të cilëve paralajmëroi se do t’i bëjë publikë javën e ardhshme. “Ka persona mes atyre që komandojnë dhunën brenda në protestë, të cilët unë i kam identifikuar me emra dhe të cilët janë pjesë e listë pagesave të shërbimeve të huaja, të cilat kërkojnë të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe ekonominë e Shqipërisë. Ka edhe të Gardës Revolucionare. Janë organet e drejtësisë që duhet t’i ndjekin këto raste. Javës që vjen do të jenë me emra konkretë Lidhur me reformën territoriale, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, kritikoi qëndrimin e opozitës duke e akuzuar atë se po e trajton Kuvendin si “shkollë nate” ku hyn e del sipas tekave. Ai sqaroi se afatet e punës 9-mujore janë ezauruar dhe se së shpejti do të jetë gati raporti përfundimtar, mbi të cilin deputetët mund të paraqesin sugjerimet e tyre. “Sa i takon reformës territoriale, nuk është faji im dhe as i shumicës parlamentare që PD, Kuvendin e konsideron si shkollë nate, ku i teket vjen dhe ikën. Kjo çështje e afatit të reformës territoriale është ezauruan në një seancë të kaluar dhe madje edhe në seancën e të hënës kemi bërë diskutim për këtë çështje. Tani jemi në fazën që çdo anëtar i grupit parlamentar mund të sjellë sugjerime në lidhje me raportin. Raportet janë aty, është bërë punë e mirë nga të gjithë anëtarët. Ka një afat, 9 muaj ishin mjaftueshëm. Shumë shpejt do të kemi edhe raportin.”
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit