Kopja e Salah, në hall nga fama!

Mos i humb

Një shitës egjiptian nga qyteti Damietta është në hall nga fama. E gjithë kjo pasi ai ka një ngjashmëri të frikshme me yllin egjiptian të futbollit, Muhamed Salah.

Edhe më tepër, atij po i grumbullohen fansat të cilët e dinë se Salah gjendet në Egjipt pasi po jep më të mirën që vendi i tij të triumfojë në Kampionatin e Kombeve të Afrikës.

Kopja e Salah, i identifikuar si Ahmed Sayed Nada tha se ai e ka problem të shkojë të shohë ndeshjet për shkak se fansat e ngatërrojnë me lojtarin më të mirë të Premiere League-s.

Ai ka filluar të mbajë flokët njëjtë me Muhamed Salah, pasi miqtë e tij vazhdimisht i thoshin se i përngjan mjaft. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit