Kopjoi vaksinat origjinale anti-Covid, arrestohet mashtruesi. Ja sa para fitoi nga aktiviteti kriminal

Mos i humb

Kina ka arrestuar një shtetas të saj, që është përshkruar si prodhuesi i një vaksine të rremë ndaj koronavirusit.

Personi që është identifikuar si Kong, ka dyshime se ka prodhuar 58 mijë doza me kripë dhe ujë mineral.

Pasi bëri kopjimin e vaksinave origjinale, raportohet se ai edhe i kontrabandoi ato në disa vende, rapotton BBC.

Burri është një nga 70 personat e arrestuar nën dyshimin e mashtrimit me vaksinat.

Kong dhe ekipi i tij më i afërt besohet se fitonin 8 milionë juan ose 2.78 milionë dollarë duke vendosur tretësirë ​​të kripur ose ujë mineral në shiringa dhe duke i shitur ato si vaksina Covid.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit