Koreja e Veriut kërkon rutë të re ajrore nëpërmjet Jugut

Mos i humb

Koreja e Veriut ka aplikuar në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) për hapjen e një rute të re ndërkombëtare që do të kalojë nga Koreja e Jugut.

Sipas agjencisë jugkoreane të lajmeve Yonhap, zyrtarët verikoreanë kanë aplikuar në ICAO për të përdorur rajonin informativ të fluturimeve (FIR) të qytetit perëndimor të Koresë së Jugut Incheon për fluturimet që do të bëhen nga Pheniani në shtete të treta.

Noh Kyu-duk, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut, në një deklaratë për gazetarët tha se vendi i tij ka filluar të analizojë aplikimin e bërë nga Veriu në ICAO.

Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme a kanë cilësuar këtë iniciativë si hap për zgejrimin e marrëdhënieve të jashtme dhe qasjes diplomatike të Veriut, duke shtuar se Pheniani zyrtar në këtë mënyrë dëshiron të japë përshtypjen se është një shtet normal dhe të lehtësojë efektet negative të sanksioneve të OKB-së.

Ndryshe, ky hap i Koresë së Veriut vjen pasi lideri i saj Kim Jong-un muajin e kaluar zhvilloi samitin historik me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Liderët e dy vendeve kishin rënë dakord për denuklearizim të Gadishullit Korean përmes Deklaratës së Panmunjomit të firmosur në fund të samitit dhe shndërrimin e gjendjes së armëpushimit në një marrëveshje permanente të paqes nëpërmjet takimeve trepalëshe dhe katërpalëshe, në të cilat do të përfshihen edhe SHBA-të dhe Kina./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit