Koronavirusi/ Mbi tre milionë persona të vdekur nga Covid në botë

Mos i humb

Numri i personave të vdekur me koronavirus, në nivel botëror, ka arritur në tre milionë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Këto raportime vijnë një ditë pasi udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se bota po i afrohet “shkallës më të lartë të infektimit” deri më tani.

India, vend që po përballet me valën e dytë të infektimit, ka regjistruar më shumë se 230,000 të infektuar vetëm të shtunën.

Prej shpërthimit të pandemisë janë regjistruar gati 140 milionë të infektuar me këtë virus.

Shefi i OBSH-së ka thënë të premten se “shkalla e infektimit dhe vdekjeve është duke vazhduar me ritëm shqetësues”.

Ai ka shtuar se në rrafsh global “numri i rasteve të reja brenda javës gati është dyfishuar në dy muajt e fundit”. Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili – vendet me më së shumti të infektuar – kanë regjistruar më shumë se 1 milion të vdekur secila, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Javën e kaluar janë regjistruar mesatarisht 12 000 vdekje në ditë me koronavirus, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Megjithatë, të dhënat zyrtare mund të mos reflektojnë plotësisht numrin e saktë në shumë shtete.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit