Korrupsioni në vend, Meta: Gjendja shumë e rëndë, të reflektohet menjëherë!

Mos i humb

TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të TI për korrupsionin që e rendit Shqipërinë me një pikë minus

Sipas Metës raporti tregon për nivelin e ulët të demokracisë, mungesës së respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut si edhe mungesën e llogaridhënies në të gjitha nivelet.

Më tej në postimin e Metës thuhet sesituata e rëndë që vijon të vrasë shpresën dhe të detyrojë shqiptarët të largohen nga vendi.

POSTIMI I METES

MJAFT KORRUPSIONIT! MJAFT PANDËSHKUESHMËRISË!

Ndërsa shtetet e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë shënuar progres të ndjeshëm në lufën kundër korrupsionit, vendi ynë ka vazhduar përkeqësimin.

Në raportin e përvitshëm të Organizatës prestigjoze Transparency International, për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë, Shqipëria ka pasur një rënie prej një pike në krahasim me vitin e kaluar, nga 36 në 35 pikë.

Këto të dhëna, për fat të keq, përputhen plotësisht me bindjen dhe perceptimin e përgjithshëm të qytetarëve, por edhe me paralajmërimet që kam bërë prej kohësh sa i përket nivelit të ulët të demokracisë në vend, mungesës së respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, shfrytëzimit të pandemisë për të forcuar autoritarizmin, mungesën e llogaridhënies në të gjitha nivelet, abuzimet me fondet publike nëpërmjet koncensioneve, PPP-ve dhe inceneratorëve, situatë e rëndë që vijon të vrasë shpresën dhe të detyrojë gjithmonë e më shumë shqiptarë të largohen nga vendi, për ta ndërtuar jashtë Shqipërisë të ardhmen e tyre.

Gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit