Përplasja me armë në Dibër, 3 të arrestuar

Mos i humb

DIBËR– Policia në Dibër ka finalizuar operacionin e koduar policor “Liqeni i Zi”, ku janë ekzekutuar masat e sigurisë për katër persona të përfshirë në një përplasje me armë në vitin 2020.

Bëhet e ditur se në pranga janë vënë: Sh.T, E.T, A.A ndërsa L.L.në arrest shtëpie.

Ata akuzohen për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “ Mbatje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Liqeni i Zi” i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër dhe Komisariati i Policisë Bulqizë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur me 20 nëntor 2020, ku dy grupe personash qëlluan me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit.

Ekzekutohen 3 masa sigurie “Arrest në burg”, dhe 1 masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, si rezultat i një pune hetimore të pandërprerë dhe vijimit të hetimeve të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një ngjarjeje të ndodhur në vitin 2020 kundër personit, nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Liqeni i Zi”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë dhe arrestimi i shtetasve:

-Sh. T., 53 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg)

-E. T., 25 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg)

-A. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, (me mase sigurie arrest në burg , aktualisht ndodhet i ndaluar për një tjetër vepër penale në burgun 313 Tiranë).

-L. L., 29 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në shtëpi).

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, informacionet e marra në rrugë operative dhe provave ligjore(shkencore) të siguruara, është arritur të dokumentohet ngjarja e ndodhur në datën 20 nëntor 2020, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë , ku për shkak të një konflikti të mëparshëm për motive pronësie, shtetasit Sh. T. dhe E. T., duke udhëtuar me automjetin e tyre, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që udhëtonin shtetasit B. S.(Z), dhe A. A., të cilët u janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë ngjarje është përfshirë dhe shtetasi L. L., i cili ka kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër e cila ka caktuar masat e sigurimit të arrestit për këto shtetas si të dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “ Mbatje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit