Kosnett kërkon drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Mos i humb

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka përkujtuar të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përmes rrjetit social Twitter ka shkruar për Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Ambasadori ka thënë se në këtë ditë përkujtojnë të mbijetuarit e dhunë seksuale gjatë kohës së luftës dhe të gjithë ata që po punojnë për të kërkuar drejtësi për të mbijetuarit në Kosovë dhe rreth botës.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ne i përkujtojmë të mbijetuarit e dhunës seksuale në luftë dhe të gjithë ata që punojnë për të kërkuar drejtësi për të mbijetuarit në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar ambasadori Kosnett.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit