
Ambasadori amerikan në Kosova Philip Kosnett, ka dhënë një porosi për politikanët kosovarë pas takimit që ata kanë pasur me delegacionin nga administrata e Donald Trump.
Kosnett ka cituar Martin Luter Kingut i cili pati thënë se “Është gjithmonë koha e duhur, për të bërë gjënë e duhur”.
Ai ka thënë se kjo thënie duhet të jetë një përkujtim edhe për politikanët e Kosovës, duke iu referuar kështu qëndrimit të kryeministri Ramush Haradinaj i cili është kundër heqjes së taksës për Serbinë – gjë të cilën po e kërkon Amerika.



