Kosnett viziton KQZ-në, ofron mbështetje për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme

Mos i humb

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar sot KQZ.

Në njoftimin e KQZ-së dërguar mediave, bëhet e ditur se Kosnett u prit në takim nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka si dhe anëtarët e KQZ-së.

Kryetarja Daka i uroi mirëseardhje Kosnett për vizitën, të cilën e vlerësoi lartë në këtë fazë të rëndësishme të angazhimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërsa, ambasadori Kosnett shprehu mbështetje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019.

Në fjalën e tij, ambasadori Kosnett, vuri theksin në rolin thelbësor të KQZ-së për proceset demokratike në Republikën e Kosovës si dhe përgëzoi KQZ-në për punën e deritanishme, duke e inkurajuar për të vazhduar në këtë drejtim.

Ambasadori Konsett bashkëbisedoi me anëtarët e KQZ-së lidhur me procesin zgjedhor, të cilët falënderuan ambasadorin amerikan për vizitën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Kosovës në përgjithësi dhe KQZ-në në veçanti.

Anëtarët e KQZ-së shprehën përkushtimin e përbashkët për të punuar në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore në organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit