Kosova, deri më 2022 me tren drejt Ballkanit

Mos i humb

Deri në vitin 2022, Kosova do ketë të përfunduar rrjetin modern hekurudhor që lidh atë me shtet e rajonit dhe më gjerë. Kështu bëjnë të ditur zyrtarë të qeverisë së Kosovës, sipas të cilëve, në muajin korrik pritet të fillojë rehabilitimi i rrjetit hekurudhor, Fushë Kosovë – Hani i Elezit në kufi me Maqedoninë, kurse më pas do fillojë rehabilitimi i hekurudhave Fushë Kosovë – Leshak, në kufirin me Serbinë.

Koordinatori për Ballkanin Perëndimor në qeverinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, se për këtë projekt mjetet financiare janë siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH) kurse një shumë më e vogël do të ndahet nga qeveria.

“Rrjeti hekurudhor do të jetë i rindërtuar për shkak se qysh tash kemi marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe institucionet tjera relevante që do të investojmë mbi 209 milion euro në rindërtimin e rrjetit hekurudhor”,ka thënë Abrashi.

Në Kosovë operojnë dy kompani që merren më operimin dhe menaxhimin e infrastrukturës hekurudhore. “Trainkos” është përgjegjëse për operimet me trena si në transport të mallrave ashtu edhe të udhëtarëve, kurse kompania trjetër “Infrakos”merret me infrastrukturën hekurudhore.

Aktualisht, në Kosovë vija të rregullta për transport të brendshëm përmes trenave, ka në relacionin Prishtinë – Pejë, Hani i Elezit – Fushë Kosovë dhe anasjelltas.

Ndërsa, për transport ndërkombëtar, hekurudhat e Kosovës kanë një tren të rregullt, që quhet treni i shpejtë, i cili qarkullon një herë në ditë në relacionin Prishtinë – Shkup – Prishtinë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit