“Kosova duhet të përgatitet për aktakuzat”

Mos i humb

Përpjekja për të shfuqizuar Gjykatën Speciale, e iniciuar nga veteranët e mbështetur nga një shumicë e mjaftueshme deputetësh sikur edhe tre liderëve, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe Presidentit Hashim Thaçi, ka ngjallur reagime të shumta në të gjitha qarqet, përfshirë këtu edhe ambasadat e huaja në Kosovë, sikur ajo e SHBA-së dhe e vendeve të Quintit.

Një veprim i tillë sipas këtyre diplomatëve do t’i sjell Kosovës dëme të shumta të pariparueshme.

Ndonëse të gjithë liderët e partive, përjashtuar këtu LDK-në, ishin të entuziazmuar për ta shfuqizuar Specialen,por, pas reagimeve të ndërkombëtarëve, doli ta kuptonte seriozisht situatën kryeparlamentari dhe lideri i PDK-së Kadri Veseli i cili përmes një letre deklaroi se Gjykata Speciale nuk duhet të shfuqizohet, pavarësisht se eshtë një padrejtësi për Kosovën.

Ndërkohë që iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk e shohin veprim të mençur as edhe analistët e vendit. Sipas tyre një veprim i tillë nuk do të duhej të provohej fare.

Kështu, analisti Imer Mushkoaj, në një prononcim për portalin Kosovapost, është shprehur se Kosova duhet të përgatitet për aktakuza e assesi nuk duhet të provojë shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Gjykata Speciale nuk ka alternativë. Kosova duhet të përgatitet për aktakuzat, e të mos provojë që ta shfuqizojë atë. Kosova duhet të shfaqet e gatshme që të bashkëpunojë për zbardhjen e krimeve të luftës dhe të pasluftës, pa marrë parasysh se kush i ka kryer ato. E rëndësishme është që drejtësia për viktimat të vihet në vend”, tha Mushkolaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit