Kosova regjistron 4 të vdekur dhe 281 të infektuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Mos i humb

Në Kosovë situata epidemiologjike po tregon sinjale të përkeqësimit, pasi të mërkurën (28 tetor) janë konfirmuar 281 të infektuar me koronavirusin e ri.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike rezultatet janë në bazë 932 mostrave të testuara. Nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri kanë vdekur edhe katër persona, shkruan Rel.

Raste aktive aktualisht janë 2 658. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar si të shëruar edhe 97 pacientë.

Që nga mesi i muajit mars në Kosovë janë infektuar 18.626 persona, prej të cilëve 673 kanë vdekur ndërsa 15 295 janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit